[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Wang Meng vuajti nga poliomieliti kur ishte 1 vjeçe, çka bëri që këmbët e saj të paralizohen. “Kur isha e vogël, ankohesha për fatin tim. Trishtohesha shumë kur shihja se isha ndryshe nga të tjerët. Mendoja se nuk ishte e drejtë.” Në moshën 18-vjeçe, ajo filloi stërvitjen e pingpongut në karrige me rrota, dhe pas 9 vjetëve, mori pjesë në stërvitjen e kërlingut.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

“Për njerëzit me aftësi të kufizuara, mendoj se sporti është një mënyrë efikase për të rritur vetëbesimin.” Në lojërat paralimpike dimërore 2019 në Pyeongchang të Koresë së Jugut, ajo ishte e vetmja sportiste femër në ekipin kinez të kërlingut. Në fund, ajo bashkë me anëtarët e tjerë të ekipit mundi ekipin norvegjez dhe fitoi medaljen e artë. Kjo ishte gjithashtu medalja e parë e Kinës në lojërat paralimpike dimërore. Tani ajo po përgatitet për lojërat paralimpike dimërore të Pekinit. Wang Meng thotë se ajo dhe anëtarët e tjerë të ekipit kanë besim se do të fitojnë përsëri në atdhe, për shkak se kanë jo vetëm mirëkuptim, por edhe shpirt luftarak dhe këmbëngulës. “Nuk do të dorëzohem deri në momentin e fundit!” (Li Huailiang/Artan)