Foto: ATSH
Eksportet bujqësore të Shqipërisë po vijojnë trendin rritës. Perimet e freskëta përbëjnë një nga grupet më të rëndësishme në eksportet bujqësore “Made in Albania”.
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti eksportet e perimeve të freskëta shënuan vlerën e 7.4 miliardë lekëve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto eksporte u rritën me 1.5%.
Sot eksportet bujqësore shqiptare shkojnë në 75 shtete të ndryshme të botës ku kryesojnë vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit.
Ekspertët e bujqësisë argumentojnë se rritja e eksporteve i adresohet rritjes së prodhimit, të kapaciteteve grumbulluese dhe atyre tregtuese të vendit. (Elona)
Banka Qendrore e Kinës ul normat e huadhënies për bujqësinë dhe firmat e vogla (fb)