Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, paralajmëroi se vendi do të preket nga reshje me intensitet mesatar në 3 ditët e ardhshme, bëri ai të ditur për mediat.

Sipas zotit Peleshi vendi është në stinë përmbytjesh, por të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të reaguar në kohë dhe për të mbajtur nën kontroll situatën.

Ai kujtoi se në veri është kaskada e HEC-eve të Drinit e cila kur reshjet vazhdojnë gjatë edhe kur ujërat arrijnë vlerën maksimale të liqeneve ato kërcënojnë dhe rrezikojnë përmbytje të mëdha.

Aktualisht në liqenet e HEC-eve të kaskadës së Drinit ka rezerva për disa ditë reshje.

Situata duket se ka përmirësuar prodhimin e energjisë elektrike, duke ulur importin i cili ka qene në shifra të mëdha. (Fatosi)