Foto:vizionplus

Foto:vizionplus

Kryeqyteti shqiptar Tirana ka ndezur dritat e pemës gjigante të krishtlindjes në sheshin “Skënderbej”, duke iu bashkuar kështu metropoleve botërore që kremtojnë festat e fundvitit.

Sheshi qendror i Tiranës, i cili ka rikthyer këtë dhjetor festash edhe traditën e krijuar vitet e fundit me shtëpizat prej druri, u gjallërua edhe më tepër nga atmosfera e krijuar nga fëmijët me repertorin e këngëve festive.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se bashkë me Tiranën që ndezi dritat e festës përmes pemës së krishtlindjes, po ndizet edhe drita e shpresës dhe e besimit te çdo qytetar i saj sidomos pas dy viteve të vështira të kaluara me tërmetin dhe pandeminë.

"Tirana në vitin 2022, kur do të shndërrohet në Kryeqytetin Evropian të Rinisë, do të jetë më e fortë, më e bukur dhe më e dashur për të gjithë”, -tha Veliaj. (Fatosi)