Foto: infoboxal

Foto: infoboxal

Instituti për Siguri Ndërkombëtare me seli në Beograd përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Twitter” ka paralajmëruar se gjatë janarit të vitit 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj disa politikanëve e biznesmenëve nga Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, shkruajnë disa media kosovare.

Një zyrtar i institutit citohet të ketë thënë se kjo ka të bëjë vetëm më individët dhe nuk janë sanksione kundër shteteve.

Paralajmërimi për sanksione është në linjë me atë që emisari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë së fundi gjatë vizitës së tij në rajon, se sanksionet kundër politikanëve janë një opsion realist. (Fatosi)