pista atletet, Rama fb zyrtar foto

pista atletet, Rama fb zyrtar foto

Një pistë atletike me përmasa olimpike po ndërtohet mes Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga punimet për ndërtimin e pistës së atletikës.

“Lajm i mirë. Të rinjtë e atletikës do të kenë pistën e dedikuar olimpike në mes të Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës këtë fundvit”, -u shpreh Rama.

Pista e dedikuar olimpike po ndërtohet nga Bashkia e Tiranës përmes një fondi prej 58 milionë lekësh.

“Jemi kujdesur për të ruajtur mjedisin, pemët, për t’i dhënë një oaz të bukur sportdashësve të atletikës shprehet përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimit të pistës.

Pista në një sipërfaqe me 175 metra gjatësi dhe gjerësi 93 metër. (Fatosi)