Ministrja Kumbaro (Foto: fb zyrtare ministria e turizmit dhe mjedisit)

Ministrja Kumbaro (Foto: fb zyrtare ministria e turizmit dhe mjedisit)

Ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, zhvilloi bisedime me drejtuesit e organizatave globale “Re:wild”, “Patagonia Works” dhe “Tompkins Conservation” për lumin Vjosa.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale nga ministrja Kumbaro, u ra dakord se nevojitet një model i zhvillimit të qëndrueshëm, para se të shkohet drejt shkallës më të lartë të mbrojtjes së lumit që është statusi i Parkut Kombëtar.

“Me Wes Sechrest, Ryan Gellert dhe Kris Tompkins që kanë në vëmendjen e tyre të veçantë lumin Vjosa, u diskutua për projekte të qëndrueshme të cilat u mundësojnë një jetesë normale rreth 60.000 banorëve përgjatë vijës së lumit, e po ashtu sigurohet plotësisht që gjallesat e shumta të jetojnë në habitatet e tyre natyrore”, -shkroi ministrja Kumbaro. (Irma)