Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se me Bankën Evropiane për Investime është firmosur marrëveshja për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë për Tiranën.

Kostot e këtij projekti kapin vlerën e 144.5 milionë eurove, ku 80 milionë do të merren si kredi nga kjo marrëveshje dhe pjesa tjetër do të mbulohet nga qeveria dhe nga ndërmarrja e ujësjellësit.

Ahmetaj theksoi se ky projekt do t’u shërbejë gati 1 milion banorëve të kryeqytetit shqiptar, duke garantuar ujë të pijshëm cilësor, citon “Balkanweb”.

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, projekti i ri do të zgjidhë një anomali të cilën kryeqyteti shqiptar e ka vuajtur prej dekadash. (Irma)