1 dhjetori është Dita Botërore kundër SIDA-s, kur bota kujton ata që kanë humbur jetën nga sëmundja dhe vendos objektivat e luftës kundër saj.

Në Shqipëri, që nga viti 1993, janë regjistruar 1500 persona të prekur nga HIV/AIDS. Vetëm këtë vit janë regjistruar 91 raste, nga 81 raste që ishin vitin e kaluar. Meshkujt vijojnë të përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të prekura, bën të ditur “RTSH”.

Dyzet vjet që nga raportimi i rasteve të para të SIDA-s, HIV ende kërcënon botën. Sipas Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS, bota është jashtë rrugës për të përmbushur angazhimin për t'i dhënë fund SIDA-s deri në vitin 2030, jo për shkak të mungesës së njohurive apo mjeteve për të mposhtur SIDA-n, por për shkak të pabarazive strukturore që pengojnë zgjidhjet e provuara për parandalimin dhe trajtimin e HIV-it.

Në botë janë 37.7 milionë persona që jetojnë me virusin HIV. (Elona)