Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë Shqipërinë.

Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u rritën me ritme të larta gjatë pandemisë, por edhe pas kalimit të valës së dytë, fenomeni mbeti i lartë sidomos në qytetet e Tiranës, Dibrës dhe Lezhës, raportoi INSTAT, ndërsa në disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça, shkalla e riaktivitetit u rrit më tej pas karantinës, citon “Monitor”.

Qyteti i Lezhës u rendit i pari për nivelin e lartë të inaktivitetit të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë të vitit. INSTAT raportoi se 55% e popullsisë në moshë pune nuk ishin në kërkim të punës në tremujorin e dytë të vitit 2021, ky tregues ishte 60% në të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 45.7% në vitin 2019.

Pas Lezhës, Dibra renditet e dyta për nivelin e lartë të inaktivitetit dhe e treta vjen Tirana, me 44% të popullsisë në moshe punë që nuk po kërkon punë, nivel i njëjtë tremujorin e dytë 2020, kur ishte kulmi i masave kufizuese.

Në anën tjetër, Gjirokastra është qarku me nivelin më të ulët të inaktivitetit me vetëm 29.9% të popullsisë në moshe pune me rritje gati dy pikë në krahasim me periudhën e karantinës.

Treguesit e inaktivitetit në tregun e punës vijnë paradoksalë në disa qarqe, pasi vërehet rritje në raport me periudhën e mbylljes totale në tremujorin e dytë 2020.

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare kohët e fundit ka analizuar se, statistikat e punësimit fshehin fenomenin e emigracionit. P.sh. një pjesë e madhe e uljes së papunësisë para pandemisë i atribuohej niveleve të larta të emigrimit që zbrazi popullsinë e papunë dhe liroi vendet e punës për pjesën tjetër. (Elona)