Kryeministri socialist Edi Rama ka uruar Festën e 29 Nëntorit, 77-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë në një mënyrë të veçantë.

Ai ka sjellë në rrjetet sociale një video ku shihet Rruga Arbrit, një aks i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore shqiptare, që nisi nga funksionimi pikërisht në këtë ditë të shënuar.

“Rruga e Arbrit do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim”-shkruan Rama.

75 kilometra e gjatë, Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do të jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit.

Ky aks rrugor parashikohet të përfundojë plotësisht gjatë këtij viti. (Fatosi)