Më 28 dhe 29 nëntor Shqipëria feston dy ngjarje të shënuara të saj.

Më 28 nëntor 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë pas 500 vjet pushtimi nga otomanët, ndërsa më 29 nëntor 1944, ajo u çlirua nga forcat partizane prej pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Për këto arsye, këto janë dy datat më të rëndësishme në historinë e vjetër dhe të re të vendit të vogël ballkanik.

Përkujtimi i këtyre ngjarjeve të rëndësishme është shoqëruar edhe me mesazhe të shumta urimi nga politika, por edhe mes shqiptarëve.

Autoritetet qendrore dhe pushteti lokal janë kujdesur që dekori i qyteteve të jetë sa më festiv duke sjellë një atmosferë ndryshe.

Në Vlorë, të dielën, në prani të krerëve të shtetit presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit. (Fatosi)