Dalin nga arkivat e Vjenës imazhet e Shkodrës së vjetër - Foto vaticannews.va

Dalin nga arkivat e Vjenës imazhet e Shkodrës së vjetër - Foto vaticannews.va

22 imazhe të Shkodrës se viteve 1917-18, dolën për herë të parë nga arkivat e Vienës. Imazhet u zbuluan rastësisht nga sudiuesi Pjeter Logoreci gjatë një studimi që ai po bënte për figurën e Dom Nikolle Kacorrit. Ai thotë se në arkivat e Austrisë ka dokumente të pafundme për Shqipërinë. Oficeri Leopold Fornstner në ato vite u dërgua me mision të veçantë në Ballkan për të grumbulluar fakte nga arti, kultura, arkitektura dhe traditat e zakonet e këtyre shteteve mes të cilave edhe Shqipërisë. Logoreci ka çelur një sërë ekspozitash dhe ka krijuar albume dhe monografi me zbulimet e Vienës, një pjesë e të cilave hedhin dritë dhe tregojnë Shkodrën si një pikë kyçe e marrëdhënieve me perëndimin.