Ekspozohet koleksioni i veçantë në Imago Mundi Collection-Koleksioni Kinez- Foto Facebook COD

Ekspozohet koleksioni i veçantë në Imago Mundi Collection-Koleksioni Kinez- Foto Facebook COD

Një turne figurativ nëpër botë, në Hemisferën Veriore përgjatë paralelit 42: ky është udhëtimi i ofruar nga “Parallel 42 – A Circle of Humanity”, ekspozita e re nga Fondacioni Imago Mundi që ka pranuar ftesën e COD-it, Qendrës për Hapje dhe Dialog.

Ideja për këtë ekspozitë i kishte rrënjët në pandeminë globale. Ekspozita ofron një ftesë për të shembur muret e ngritur gjatë pandemisë, reale dhe ideologjike. Udhëtimi Imago Mundi fillon në Shqipëri, historikisht një kryqëzim në Europë, midis Perëndimit dhe Lindjes: nga grekët te romakët, nga sllavët te osmanët, të cilët e bënë atë një kazan të shkrirë kulturash që ndërthurën dhe ndikuan njëra-tjetrën. Itinerari përgjatë paralelit 42 vazhdon nëpër Europë, Azi dhe Amerikë: Turqi dhe Gjeorgji, Rusi; Mongoli, Kine dhe Japoni. Imago Mundi Collection është koleksioni i artit bashkëkohor i parashikuar nga Luciano Benetton që përfshin artistë të afirmuar dhe ata në progres nga çdo kontinent.