Çelet ekspozita Pietro Marubbi dhe fotografët e Perandorisë Osmane - Foto ATSH

Çelet ekspozita Pietro Marubbi dhe fotografët e Perandorisë Osmane - Foto ATSH

“Pietro Marubbi dhe fotografët e Perandorisë Osmane” titullohet ekspozita e çelur në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Në çeljen e ekspozitës ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, përfaqësues nga Ambasada turkie në Tiranë, drejtori i Muzeut “Marubi”, Luçjan Bedeni; kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, etj.

Ekspozita “Pietro Marubbi dhe fotografët e Perandorisë Osmane” përbën një prej momenteve më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë. “Kjo është hera e parë që do të ekspozohen koleksionet e fotografëve të Perandorisë Osmane, që ruhen në arkivën e Sulltan Abdul Hamid II në Yildiz Palace, Stamboll, ku nuk mungojnë edhe disa fotografi të qyteteve shqiptare dhe veshjeve kombëtare përgjatë shek. XIX