Pas një thatësire të zgjatur territori shqiptar është përfshirë nga reshjet e lehta të shiut.

Fillimisht zonat që janë prekur nga moti i keq janë pjesa jugore, ultësira perëndimore dhe veriperëndimore dhe më pas i gjithë territori.

Moti me reshje dhe stuhi, si dhe temperaturat e ulëta do të vazhdojë deri në fundjavën që vjen.

Thatësira e tejzgjatur ka sjellë mungesën e burimeve hidrike për furnizim me ujë dhe energji elektrike.

Importet e energjisë këtë vit kanë arritur deri tani një vlerë rekord, 213 milionë euro, më e larta në historinë e Shqipërisë. (Fatosi)