Foto: alsat

Foto: alsat

Ministri i jashtëm i Austrisë, Michael Linhart, deklaroi gjatë një vizite në Shkup, se Evropa nuk do të jetë e plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Me Ballkanin Perëndimor na lidhin shumë gjëra. Jo rastësisht vizitën time të parë si ministër të Jashtëm e nisa në këtë rajon, me Bosnjën, Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Shqipëri. Qëllimi është që të zhvillojmë marrëdhëniet me këto vende. Derisa këto vende nuk do të bëhen pjesë e BE-së, Unioni nuk e ka kryer detyrën e vet”, -tha Linhart, citon “Alsat”.

Ai theksoi se vijon angazhimi që negociatat të fillojnë në dhjetor. “Kjo është kërkesa jonë, të cilën ua bëjmë edhe partnerëve tanë të BE-së. Shpresojmë se negociatat do të fillojnë në dhjetor”, -tha Linhart. (Irma)