Foto:Visual People

Foto:Visual People

Maqedonia e Veriut ashpërson masat kundër pandemisë mes rritjes së infektimeve dhe numrit të vdekjeve gjatë dy muajve të fundit.

Sipas një vendimi të qeverisë, i miratuar më 16 nëntor, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, në të gjitha hapësirat e mbyllura, si restorante apo qendra tregtare nuk do të mund të hyhet pa qenë i vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës, raporton “A2”.

Institucionet shëndetësore presin që masat të ndërgjegjësojnë qytetarët mbi nevojat e vaksinimit dhe parandalimin e përhapjes së virusit.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, koronavirusi ka shkaktuar mbi 7300 viktima në vend, ndërsa rastet aktive janë rreth 8 mijë. Mbi 80% e të infektuarve dhe të vdekurve në dy muajt e fundit kanë qenë të pavaksinuar.

Deri tani, gati 57% e popullsisë mbi 40-vjeçare është imunizuar plotësisht nga Covid-19. (Elona)