Opozita ka fituar në shumicën e komunave të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka regjistruar një humbje të thellë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, njoftojnë burimet meditike.

Kryeqyteti i vendit Prishtina është fituar nga LDK. Kjo parti në këto zgjedhje ka marrë 7 komuna.

PDK ka fituar 9 komuna mes tyre Prizrenin, AAK 5 komuna mes tyre Gjakovën dhe Lëvizja Serbe ka fituar 10 komuna.

Pothuajse çdo parti opozitare veç e veç ka fituar më shumë komuna sesa LVV-ja. (Fatosi)