Në Shqipëri është krijuar fondacioni “Muzeu Hebraik Shqiptar”. Kjo është arritur falë një marrëveshjeje të nënshkruar mes ministrisë shqiptare të Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Fondacioni synon tërheqjen e financimeve për ruajtjen e historisë shqiptare gjatë viteve të holokaustit. Për ministren e Kulturës, Elva Margariti, ky është një hap historik në mendësinë e re të menaxhimit të muzeve.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka mbështetur edhe ngritjen Muzeut Kombëtar të Hebrenjve në Vlorë, me synimin për të ndërtuar një institucion bashkëkohor të shekullit XXI, që do të tregojë një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shpresë mes shqiptarëve dhe hebrenjve, veçanërisht në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Shqipëria ishte ndër të paktat vende që ka pritur një popullsi më të madhe hebreje. (Fatosi)