Tirana është qyteti shqiptar që ka vuajtur më shumë nga pandemia përgjatë 9 muajve të këtij viti, sidomos në tremujorin e parë. Kjo është reflektuar në një rritje të lartë të fataliteteve në krahasim me periudhën parapandemike, shkruan “Monitor”.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, për periudhën janar-shtator 2021, në kryeqytetin shqiptar u shënuan 5546 humbje jete.

Rritja ka qenë 44% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019, ndërsa mesatarja kombëtare ishte 31.5%.

Vendin e dytë për rritjen e fataliteteve e mban Vlora, me 42.6% e më pas Fieri me 40.3%. (Fatosi)