Be, trajtimet covid, tch

Be, trajtimet covid, tch

Dy medikamente të terapisë me antitrupa për të luftuar Covid-19 janë aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave. EMA rekomandon autorizimin e “Ronapreve” nga zvicerania “Roche” dhe “Regkirona” nga kompania koreano-jugoria “Celltrion”. Të dy agjentët antiviral rekomandohen për përdorim në fazat e hershme të infeksionit, raporton “Top Channel”.

Komisioni Evropian duhet të japë aprovimin e tij përpara se të dy barnat të hyjnë në tregun e përbashkët të BE-së.

“Ronapreve” përmban dy përbërës aktivë dhe është bashkëprodhuar nga prodhuesi amerikan “Regeneron Pharmaceuticals”. EMA e miratoi atë për të trajtuar personat në moshën 12 vjeç e lart. “Regkirona”, me një përbërës aktiv, u miratua për të trajtuar të gjithë të rriturit.

Eurokomisionerja për Shëndetësisë Stella Kyriakides e përshëndeti aprovimin e dy medikamentëve, duke deklaruar: “Me rritjen e numrit të infeksioneve Covid-19, pothuajse në të gjitha shtetet anëtare, ndihemi të sigurt me më shumë trajtime premtuese në zhvillim”. (Irma)