Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi në Komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat se me buxhetin e vitit 2022 do të sigurohet vaksinimi i popullatës ndaj Covid-19.

Sipas ministres, qeveria do të financojë zbatimin e Programit Kombëtar të Vaksinimit anti-Covid, me vlerën 2.7 miliardë lekë.

Ministrja Manastirliu tha se do të mbështetet plani i përgjigjes ndaj pandemisë duke siguruar mbështetjen e nevojshme në lidhje me strategjinë e testimit, gjurmimit, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor. (Fatosi)