Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shprehur shqetësimin për sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore dhe private shqiptare, ndërsa lajmëroi ngritjen e një agjencia ushtarake të kibernetikës, falë fondit prej 18 milionë dollarë nga SHBA-ja.

“Sulmet kibernetike drejt institucioneve tona shtetërore dhe atyre private janë të përditshme me disa dhjetra dhe disa qindra”, -tha Peleshi në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve, duke shtuar se shumë kompani kishin paguar gjoba apo janë sulmuar.

"Mbrojtja kibernetike është nevojë e të sotmes. Ne do të mundohemi të bëjmë rolin tonë. Janë 18 milionë dollarë që do të jetë kontribut i partnerëve amerikanë”, -tha ministri Peleshi. (Fatosi)