Foto: VCG

Foto: VCG

Turizmi shqiptar arriti të mposhtë efektin e pandemisë në vitin 2021 duke u afruar në shifra me vitin më të mirë historik që ishte 2019-a, shkruan “Monitor”. Sipas të dhënave, Shqipëria mirëpriti deri në fund të shtatorit 4.9 milionë shtetas të huaj. Operatorët turistikë dhe njohës të sektorit vlerësojnë se kjo rritje lidhet me politikën e dyerve të hapura, ku për turistët nuk u vendos asnjë kufizim.

Te turizmi i organizuar, ajo që ra në sy ishte rritja e interesit të polakëve, bjellorusëve dhe ukrainasve, ndërkohë që italianët, gjermanët dhe francezët erdhën në mënyrë individuale të pavarur.

Risia e sezonit ishte tregu nga Lindja e Mesme që shfaq potencial në rritje, por Shqipëria nuk ka ende gati shërbimet për këtë segment.

Sezoni këtë vit vuajti nga probleme të mungesës së kapaciteteve akomoduese, kaosit të trafikut dhe menaxhimit të mbetjeve. Për vitin e ardhshëm janë mbyllur kontratat dhe pritet rikthimi i nordikëve. (Fatosi)