Posta shqiptare, ekspozita, RTSH

Posta shqiptare, ekspozita, RTSH

Posta Shqiptare, e cila vitin ardhshëm kremton 110-vjetorin në treg që prej krjimit të saj, çeli një ekspozitë të objekteve të vjetra postare, pullës postare dhe objekteve filatelike që nga periudha e ndërtimit të shtetit shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë deri në ditët e sotme.

Ky është hapi i parë drejt aspiratës për krijimin e “Muzeut të Postës Shqiptare”, përcjell “RTSH”. Muzeu i Postës Shqiptare synon të shërbejë si një hapësirë e dedikuar ndaj vlerave kulturore dhe historike që i shërben pasurimit dhe ruajtjes së identitetit dhe historisë gati 110-vjeçare shtetëformuse të vendit.

Kjo hapësirë do të shërbejë edhe si një ambient rekreacioni e turesh për vizitorë e takime mes brezave, nga vendi dhe bota, të pasionuar në këtë drejtim. (Irma)