Zv.Eugena Tomini(Lapsi.al)

Zv.Eugena Tomini(Lapsi.al)

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, deklaroi se situata epidemiologjike në Shqipëri po paraqet luhatje prej disa javësh. Ajo theksoi se ka edhe qarkullim virozash të tjera, por sërish Covid-19 ka incidencë në rritje.

Gjatë një prononcimi për “A2”, Tomini tha se 95% e rasteve të shtruara në spital, janë persona të pavaksinuar. Ajo bëri thirrje që mos të neglizhohet asnjë shenjë e sëmundjes, duke u monitoruar nga mjeku i familjes, dhe apeloi që të prekurit nga koronavirusi mos të hezitojnë kur mjeku rekomandon shtrimin në spital.

Tomini foli dhe në lidhje me “Green Pass” për të hyrë në lokale, që paralajmëroi ministrja Manastirliu. Ajo sqaroi se në kuadër të debateve në Parlament, ministrja u shpreh në këndvështrimin e një retorike. “Duke parë situatën epidemiologjike, duke vlerësuar ecurinë e masave në ambientet e mbyllura, nuk është opsion i padiskutuar, por ministrja bëri paralelizëm me vendet e tjera evropiane”, -tha zv.ministrja e Shëndetësisë. (Irma)