BE-ja të rimbursojë shpenzimet e bëra nga Hungaria për masat e mbrojtjes së kufirit. Kërkesa vjen nga kryeministri hungarez Viktor Orban në një letër drejtuar presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, bën të ditur “Ansa”.

“Është koha që komisioni të bëjë atë që nuk ka bërë prej vitesh dhe të pranojë se mbrojtja e kufijve të jashtëm është një manifestim i padiskutueshëm i solidaritetit europian”, -nënvizon Orban në letrën në të cilën kujton se qeveria hungareze ka shpenzuar 590 miliardë në monedhën vendase për ndërtimin e barrierave. “Nuk kemi asnjë tregues se presioni i emigrantëve do të ulet në të ardhmen e afërt”, -paralajmëron Orban, duke kujtuar krizën afgane dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Bjellorusia në kufijtë e Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë. (Elona)