Shoqata Kroate e Mjekëve (HUBOL) është e shqetësuar për kërcënimin e mbipopullimit të spitaleve për shkak të pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19.

“Sistemi shëndetësor kroat nuk ekziston më. Sistemi nuk ekziston kur keni nevojë për të njohur dikë për t’u kuruar në një shtrat me aparatura oksigjeni”, -thuhet në një deklaratë të HUBOL.

Aktualisht janë 1418 pacientë me koronavirus në trajtim spitalor në Kroaci, 170 prej të cilëve janë në intubim, raporton “Alsat Maqedoni”.

Incidenca shtatëditore është rritur në vend në dy javët e fundit, në 587,9 infeksione të reja për 100.000 banorë, sipas universitetit “John Hopkins” në SHBA.

Në Kroaci, 52.6% e popullsisë ka mbrojtje të plotë nga vaksinimi. (Elona)