Në Shqipëri të hënën nisi vaksinimi me dozën e tretë anti-Covid për të gjithë personat mbi 60 vjeç, si dhe vaksinimi i mbi 12 vjeçarëve, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit, por edhe lehtësimin e të infektuarve.

Vaksinimi erdhi pas vendimeve të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, pas shifrave në rritje me infeksione të Covid-19 dhe humbjeve të jetës.

Sipas të dhënave, deri tani është vaksinuar 35% e popullsisë, ndërsa janë imunizuar plotësisht me të dyja dozat 31% e popullsisë shqiptare. Aktualisht në Shqipëri vaksinat që po përdoren më së shumti po vaksinohet me vaksinat “Pfizer”, “AstraZeneca” dhe “Coronavac”.

Deri tani në Shqipëri kanë mbërritur mbi 2 milionë e 500 mijë vaksina anti-Covid. Gjatë pandemisë në vend janë konfirmuar 185.300 infeksione dhe fatkeqësisht 2924 humbje jete. (Fatosi)