Foto:ATSH

Foto:ATSH

Polonia dëshiron që një barrierë kufitare me Bjellorusinë të jetë gati në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm për të mbrojtur kufirin e jashtëm të Polonisë dhe BE-së, njoftoi ministri i Brendshëm polak, Mariusz Kaminski, citon “ATSH”.

Kaminski beson se një projektligj do të mbërrijë së shpejti te presidenti, i cili me siguri do ta kthejë atë në ligj.

Projekti përfshin ndërtimin e një pengese të teknologjisë së lartë me një sistem monitorimi dhe sensorë lëvizjeje.

Kaminski tha se barriera do të ishte një element i rëndësishëm i sigurisë së vendit.

Për arsye politike, Polonia u sulmua nga një regjim armiqësor, theksoi ministri, duke shtuar se vala e emigrantëve që mbërriti në Poloni nuk ishte një gjë normale pasi diçka e keqe ndodhi në kufijtë tanë. (Irma)