Foto:VCG

Foto:VCG

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se prej fillimit të sezonit të prodhimit, shtator-tetor, janë eksportuar mbi 700 tonë gështenja.

Pjesa më e madhe eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.

Eksportet e gështenjave “Made in Albania” arrijnë çdo vit në mbi 6 mijë tonë, me një vlerë deri në 8 milionë euro, raporton “ATSH”.

Zona veriore e Shqipërisë, Tropoja, ka hapësirën më të madhe të mbjellë me gështenja në vend. Si një produkt unik i kësaj zone, i certifikuar tashmë nga institucionet përkatëse, si “Gështenja e Tropojës” me standardin më të lartë, ka arritur të shtojë vlerën e produktit në gati me tre herë në vitet e fundit, ndërsa të ardhurat nga eksporti i gështenjës vetëm për Tropojën arrijë gati 3 milionë euro në vit.

Tropoja gjithashtu ka një qendër moderne të grumbullimit të gështenjave, e ngritur me mbështetjen financiare të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, me të cilën ndërveprojnë 3 mijë familje për mbledhjen, depozitimin dhe eksportin e gështenjës në Evropë. (Irma)