Foto:TV Klan

Foto:TV Klan

Prej 1 nëntorit në Shqipëri nis administrimi i dozës së tretë anti-Covid, për të gjithë personat mbi 60 vjeç, e cila rekomandohet të merret 6 muaj pas dy të parave.

Drejtoresha e Intitutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, deklaroi për “TvKlan” se doza e tretë e vaksinës do të jetë e njëjtë me dy të parat.

“Për personat që kanë marrë një vaksinë të caktuar, doza e tretë do të jetë vaksina që ata kanë marrë. Do të jemi qartë për të shpjeguar ku mund të kemi kombinime vaksinash”, -tha Fico, duke përsëritur apelin ndaj popullatës për vaksinim.

“Duhet të nxisim të kryhen dozat e para dhe të dyta, sepse çfarëdo lufte bëjmë ne, nëse kemi një popullatë e cila nuk vijon të vaksinohet me ato ritme që duhet, një shtamë tjetër mund të jetë ai i cili do të kërkojë edhe më tepër mund. Pra së pari duhet dhe thirrja është për të vaksinuar të pavaksinuarit”, -theksoi Fico. (Irma)