Foto:Gazetaprogres

Foto:Gazetaprogres

Moratoriumi i gjuetisë në Shqipëri për 7 vite eliminoi një plagë të vjetër siç ishte gjuetia e paligjshme që ishte kthyer në një gangrenë për faunën.

Eksperti Taulant Bino deklaroi për “TvKLan” se falë këtyre masave që u ndërmorën bota e egër shpëtoi nga gjuetarët e paligjshëm që përdornin metoda tejet ekstreme gjuetie.

Sipas Binos, përveç zonës bregdetare, kontrollet e ashpra kundër gjuetisë së paligjshme duhet te shtriheshin në çdo cep të vendit për të mbrojtur botën e egër.

Ndalimi i gjuetisë dhe ndikimi i faktorëve natyrorë ka sjellë shtim të disa specieve, siç ndodhi dhe me flamingot.

Ekspertët e fushës shprehen se çështja e menaxhimit të faunës në të ardhmen duhet të zgjidhet me rregullim të gjuetisë dhe frenim total të asaj të paligjshme. (Irma)