Foto:VCG

Foto:VCG

Italia ka forcuar masat kufizuese për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.

Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme informoi mbi kushtet e vendosura për udhëtimin e qytetarëve shqiptarë drejt Italisë.

“Duke filluar nga data 26 tetor shtetasit nga: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Libani, Azerbajxhani, Moldavia, dhe Armenia mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si motive pune, shëndeti, studimi dhe urgjence. Po ashtu, lejohen personat të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali, sportistë, teknikë dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar”, -bën të ditur MEPJ.

Sipas MEPJ-së, shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do t’i nënshtrohen edhe një vetizolimi 10-ditor, në fund të të cilit do të kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

Masat janë të vlefshme deri më 15 dhjetor 2021. (Elona)