"Shqipëria po bëhet gati për në BE, pavarësisht gjithçkaje. Po nuk shkoi Ballkani Perëndimor te BE-ja, atëherë Bashkimi Evropian do të vijë te ne". Deklarata është bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama në një editorial për “Politico.eu”.

Për kryeministrin shqiptar, BE-ja mund mos të jetë në gjendje t’i përmbushë premtimet e saj, por Shqipëria është ende e përkushtuar ndaj idealeve evropiane dhe ka të ngjarë që të qëndrojmë besnikë ndaj parimeve të saj themeluese, edhe pasi anëtarët e saj t’i kenë lënë pas ato.

"Brezat tanë të ardhshëm meritojnë të gëzojnë përfitimet e anëtarësimit, por ne jemi peng i të njëjtave forca historike të ndarjes që BE-ja u krijua për t’i eliminuar. BE-ja duhet të pranojë se po turpërohet me mbrojtësit e saj më të vendosur, ndërkohë që përparimi ynë drejt anëtarësimit bllokohet nga vetëm një veto e çuditshme kolaterale, si ajo e Bullgarisë", -shkruan kryeministri Rama.

“Ka hapa konkretë që mund të ndërmerren menjëherë. BE-ja mund të krijojë mekanizma bashkëpunimi që vendosin në mënyrë efikase disa nga përfitimet e dyanshme të anëtarësimit, pa e shtuar indinjatën e atyre që kundërshtojnë anëtarësimin tonë", -shkruan kryeministri shqiptar Edi Rama në editorialin për “Politico.eu”. (Fatosi)