Foto: fjalaal

Foto: fjalaal

Në Tiranë u zhvillua panairi treditor “Shijo produktet lokale”. Në këtë event, i cili prej disa vitesh tashmë është kthyer në traditë ekspozimi i produkteve vendase bio, kanë marrë pjesë shumë biznese të vogla nga fshatrat e kryeqytetit shqiptar.

“Shijo produktet lokale të Tiranës” është zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, duke e kthyer atë në tregun më të madh të produkteve lokale.

Organizatorët thonë se hapja e këtij panairi kushtuar produkteve bujqësore dhe blegtorale tregon vëmendjen e Bashkisë së Tiranës për ekonominë lokale.

Vitet e fundit fokusi i punës së Bashkisë së kryeqytetit ka qenë përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale, duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe duke afruar në të njëjtën kohë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me qendrën e Tiranës. (Fatosi)