Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.8 miliardë lekë, gjatë 9 muajve të parë të vitit, duke arritur masën 128.5% krahasuar me vitin e kaluar dhe 99.8% kundrejt planit, ose 4 milionë lekë më pak.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, përcjellë nga “ATSH”, të ardhurat nga renta minerare e naftës bruto janë 1.4 miliardë lekë, 380.7 milionë ose 36.7% më shumë se renta e 9 mujorit të vitit 2020.

Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto kanë pësuar rritje si rezultat i rritjes së sasisë së prodhimit të naftës bruto e cila për 9-mujorin 2021 është 3.9% më shumë se viti i kaluar me efekt 40.5 milionë lekë, por në të njëjtën kohë edhe rritja e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, ka sjellë një efekt 340.2 milionë lekë.

Gjatë 9-mujorit 2021 kemi një rritje të rentës për njësi nga 2.31 lekë/ton në 3.04 lekë/ton