Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Evropë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019, sipas një grafiku të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në “Pasqyrën Rajonale Evropiane tetor 2021”, cituar nga “Monitor”.

Në vitin 2020, vdekjet shtesë në Shqipëri ishin mbi 20% më të larta se mesatarja e 2015-2019, e para në Evropë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët shtesë ishte në Serbi (rritje rreth 10%), Bosnjë (+15%).

Në Evropë më pak pasoja në humbjen e jetëve nga pandemia në 2020-n kishte Norvegjia, Letonia, Danimarka, Finlanda, që panë një rritje të vdekshmërisë shtesë me më pak se 5% për periudhën e analizuar nga FMN-ja.

Humbjet e larta të jetëve erdhën ndonëse Shqipëria është ndër shtetet me moshën mesatare të popullsisë, e cila është rreth 37 vjeç.

Edhe një raport i mëparshëm i Komisionit Evropian njoftoi se Shqipëria kishte shtesën e vdekjeve në vitin 2020 më të lartën në Evropë, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19. (Irma)