Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, deklaroi se po punon që deri në dhjetor të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut së bashku me Shqipërinë.

I pyetur nga eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev, nëse e pranonte ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria për fillimin e negociatave të anëtarësimit, komisari i BE-së u përgjigj negativisht.

“Unë mendoj se është e qartë se të dy vendet i kanë plotësuar kushtet dhe ne duam një marrëveshje për të dy vendet, ky është pozicioni i më shumë se shumicës së shteteve anëtare të BE-së, në këtë moment dhe duhet t’i shqyrtojmë së bashku”, -deklaroi ai, citon “ATSH”.

Ndërkohë, sipas eurodeputetit bullgar Kovaçev, mosmarrëveshja mes Maqedonisë se Veriut dhe Bullgarisë nuk është dypalëshe, pasi është mosmarrëveshje për të drejtat e njeriut. (Elona)