Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë pati një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili e akuzoi se janë marrë 200 milionë euro borxh për të përballuar shpenzimet e OSHEE-së për rritjen e energjisë.

Rama tha se nuk bëhet fjalë për një borxh, por për një instrument si garanci sovrane për të mbrojtur shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë. “Nuk është borxh, por garanci për mbrojtje të konsumatorit. Jo për t’u faturuar krizën shqiptarëve, por për të bërë të mundur që ajo kosto e rritur mos të shkojë në xhepin e familjeve shqiptare”, -shpjegoi Rama.

Shefi i qeverisë sqaroi se çështja e rritjes së çmimeve është një krizë globale dhe se Shqipëria nuk ka mundësi të përballojë rezervat hidrike, ndërsa do të bëhen edhe konsultime për shpërndarjen e barrës.

“Ndërtimi i Skavicës dhe krijimi i kapacitetit për rezervë do të na bëjë që të vendosim për shitjen e energjisë. Jo nga halli, por duke ndjekur momentin kur kërkesa është më e lartë”, -tha kryeministri. (Irma)