Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mundur Hungarinë në Budapest duke mbajtur gjallë ëndrrën e kuqezinjve për kualifikimin në Botëror, Katar 2022. Ylli i mbrëmjes ishte Armando Broja. Në minutën e 80-të ai depërtoi në zonë për ta dërguar topin në rrjetë duke kaluar Shqipërinë në avantazh.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria është përsëri e dyta në grup, me 15 pikë të arritura deri tani në kualifikueset e Botërorit 2022.

Në 7 takime të luajtura ai ka fituar 5 dha ka pësuar 2 humbjeve në 7 ndeshjet e luajtura.

Para kuqezinjve është me 19 pikë vetëm Anglia, e cila mposhti me shifrat 5-0 skuadrën e Andorrës.

Takim i rëndësishëm është ai i së martës në “Air Albania” të Tiranës, ku Shqipëria pret Poloninë. Kjo e fundit mundi 5-0 San Marinon. (Fatosi)