Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka nisur fushatën e vaksinimit derë më derë, në një përpjekje për të mbrojtur popullatën dhe minimizuar pasojat e Covid-19 në vend.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka kërkuar me këtë rast intenfisikimin më tej të vaksinimit anti-Covid në Shqipëri.

“Vaksinimi është një detyrë dhe përgjegjësi e të gjithëve, ashtu sikurse është një detyrë e të gjithë komunitetit që të kontribuojë dhe kujdese për të gjithë ata të cilët ende nuk janë vaksinuar”, -tha ajo.

Ministrja e Shëndetësisë tha se aksioni ndaj vaksinimit minimizon rrezikun për çdo qytetar para sezonit të dimrit.

Deri tani në Shqipëri janë kryer 1,789,592 vaksinime, 828,940 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID-19. Në vend kanë mbërritur 2,262,960 vaksina. (Fatosi)