Britania, certifikatat, Foto:a2

Britania, certifikatat, Foto:a2

Pasi Bashkimi Evropian vendosi të njohë pasaportat e vaksinimit anti-Covid të lëshuara në Shqipëri, vjen dhe vendimi i njëjtë nga Britania e Madhe.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Diplomati britanik njoftoi se prej 11 tetorit certifikata e vaksinimit shqiptar do të konsiderohet e vlefshme, duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e lirë.

“Lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe shtetasit e tjerë që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria. Prej 11 tetorit, do të njihen certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri”, -shkroi në “Twitter” ambasadori Alastair King-Smith. (Irma)