amiljet e prekura nga termeti

amiljet e prekura nga termeti

Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën vendimin për shtimin e shumës së akorduar për pagesën e qirave të familjeve, të cilat janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, si dhe shtyrjen e afatit të përfitimit të qirasë për këto familje.

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se është zgjatur afati dhe shtuar fondi për qiratë për ato familje që nuk munden ende të kthehen në shtëpitë e tyre pasi janë në proces rindërtimi apo riparimi.

“Do të vazhdojmë t’u japim familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit shumën e plotë të qirasë që kemi filluar që ditën e parë pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019”, -tha Ahmetaj gjatë komunikimit të vendimeve të qeverisë.

Ahmetaj informoi po ashtu se u miratua vendimi për shpronësimet në zonën e Kombinatit, në Tiranë. (Elona)