Shtyhen universitetet Kushi TCH

Shtyhen universitetet Kushi TCH

Nisja e vitit të ri akademik është shtyrë me një javë, për t’u dhënë mundësi studentëve të vaksinohen. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, lajmëroi se java e ardhshme është shpallur si “Javë e vaksinimit masiv të studentëve”, ndaj universitetet do të hapen zyrtarisht në datën 18 tetor.

Kushi ka falënderuar të gjithë studentët që i janë bashkuar procesit të vaksinimit dhe që po ndihmojnë në rikthimin e normalitetit në të gjithë universitetet e vendit, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim nga universitetet.

“Nga universitetet do të kërkoja sa më shumë bashkëpunim dhe koordinim me strukturat e shëndetësisë, për të vënë në dispozicion të gjitha hapësirat e nevojshme për studentët dhe personelin e vaksinimit, ndërsa studentëve do t’u lutesha me gjithë zemër e do t’i inkurajoja fort që ta shfrytëzojnë edhe këtë mundësi të re, me qëllim që viti i ri akademik të jetë sa më i mbarë e i suksesshëm”, -tha ministrja Kushi. (Elona)