Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj(RTSh)

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj(RTSh)

Konsumatorët familjarë dhe biznesi i vogël në Shqipëri, të cilët do të preken nga kriza energjetike globale, do të mbrohen nga qeveria. Vendimi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se për të menaxhuar situatën është ngritur një grup ndërinstitucional pune dhe se një paketë financiare mbështetëse po bëhet gati dhe do të prezantohet në javën që vjen.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanitë që janë në këtë fushë janë duke punuar brenda grupit ndërinstitucional për të garantuar furnizim të pandërprerë dhe akses në tregun ndërkombëtar për të blerë energji në mënyrë të vazhdueshme që mos të ketë ndërprerje të energjisë”, -tha Ahmetaj.

Sipas tij, furnizimi është i garantuar dhe qytetarët do të mbrohen nga situata emergjente prej krizës energjetike. (Elona)