Rama, strategjia per rinine, atsh

Rama, strategjia per rinine, atsh

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, zhvilluan një konsultim publik me nxënësit e disa gjimnazeve në Tiranë, lidhur me hartimin e Strategjisë së re kombëtare për Rininë (2022-2029). Ky konsultim vjen në kuadër të një turi në gjimnazet e gjithë Shqipërisë, që synon të prodhojë në bashkëpunim me të rinjtë një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë shqiptare. Përtej strategjisë që është një dokument me një horizont disavjeçar, Rama tha se ky proces na vlen shumë edhe për të adresuar çështje imediate, ose të tjera që mund të adresohen në periudha afatmesme, citon “ATSH”.

“Disa prej pikave që u prekën janë shumë sensitive dhe të domosdoshme për t’u adresuar me shpejtësi, por në disa prej tyre më vjen mirë që ne kemi vendosur objektivat tona edhe në programin e ri të qeverisë. Një prej tyre është domodoshmëria për të transformuar krejtësisht mësimin e informatikës. Jam 100% dakord që laboratorët e informatikës lënë shumë për të dëshiruar, jo vetëm nga pikëpamja e aksesit në ato mjete, por edhe e cilësisë së dhënies së mësimit”, -tha Rama. Kryeministri theksoi se teknologjia avancon çdo ditë, ndaj shprehu besimin se plani për t’i digjitalizuar hapësirat e mësimit të informatikës do të jetë efikas dhe do ta vihet në zbatim sa më shpejt që të jetë e mundur. (Elona)