Shpenzimet në shëndetësi(Agroweb)

Shpenzimet në shëndetësi(Agroweb)

Pandemia e shkaktuar nga virusi Sars-Cov-2 ndikoi në orientimin e shpenzimeve mesatare mujore për konsum të familjeve.

Sipas anketës mbi buxhetin e familjeve, publikuar nga INSTAT-i, familjet përgjatë vitit 2020 rritën me 28% shpenzimet mesatare për konsum mujor për shëndet, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “vitamina”. Sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve për shëndetin u rrit në 5.4% në vitin 2020, nga 4.3% vitin e mëparshëm.

Shpenzimet mesatare mujore të një familjeje për shëndetin në 2020-n llogariten në vlerë 4487 lekë, nga 3506 lekë që ishin në 2019-n.

Sipas anketës mbi buxhetin e familjeve, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje të përbërë mesatarisht nga 3.6 persona, llogariten 83.475 lekë në vitin 2020. (Elona)