Cucui foto nga Atsh

Cucui foto nga Atsh

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shpjeguar në Komisionin parlamentar të Sigurisë ligjin “Për të huajt”, që sipas tij synon përafrimin e Shqipërisë me një sërë direktivash të Bashkimit Evropian. Çuçi tha se projektligji synon përmirësimin e mekanizmave të nevojshme për lëshimin e vizave elektronike online, një shërbim i ri që aplikohet gjerësisht me revolucionin digjital që ka bërë qeveria shqiptare.

Ministri tha se ky mekanizëm do të aplikohet për të pajisur me leje qëndrimi të huajt nëpërmjet aplikimit, duke filluar nga vizat elektronike online dhe deri tek lejet e qëndrimit.
Lidhur me shqetësimin e presidentit mbi kërkesat e larta të shtetasve shqiptarë për azil në vendet e BE-së apo mbi tkurrjen e popullsisë nga emigracioni, Çuçi sqaroi se, ky nuk është objekt i ligjit “ Për të huajt”. Ai theksoi se ky ligj synon përmirësimin e fushës së të drejtave të të huajve në Shqipëri në drejtim të mbrojtjes së emigrantëve dhe anëtarëve të tyre të familjes, refugjatëve, azilkërkuesve, garanton akses në programe dhe shërbime integrimi për të huajt, mundësinë e ofrimit më të mirë të informacionit, si dhe forcimin institucional të ofrimit të shërbimeve për emigrantët, pra trajton marrëdhënien e të huajve me shtetin shqiptarë. (Elona)